Sekreti i Grave të Qeta: Self-Care si Stil Jete

Revista Femina360    January 17, 2026

 

Self-care dhe relax nuk kanë nevojë me qenë të komplikuara. Në fakt, janë gjërat e vogla që bëjnë ndryshimin më të madh, sidomos kur bëhen pjesë e përditshmërisë.

🛁 1. Kujdes për trupin

  • Një dush i ngrohtë në fund të ditës

  • Përdor vajra aromatikë ose scrub trupi

  • Apliko body lotion ose vaj ngadalë, pa nxitim

👉 Edhe 10 minuta janë të mjaftueshme për me e çliru tensionin.

🕯️ 2. Krijo ambient relaksi

  • Ndize një qiri aromatik

  • Fike dritën e fortë, përdor dritë të butë

  • Muzikë e qetë ose tinguj natyre

👉 Ambienti ndikon direkt në qetësinë mendore.

🧴 3. Skincare si ritual, jo obligim

  • Pastrim fytyre

  • Maskë (1–2 herë në javë)

  • Serum & krem hidratues

👉 Jo për perfeksion, por për ndjenjë të mirë me veten.

☕ 4. Pushim për mendjen

  • Një çaj i ngrohtë ose kafe në qetësi

  • Lexo disa faqe libri

  • Largohu nga telefoni për pak

👉 Truri ka nevojë për pauzë, jo vetëm trupi.

🌿 5. Momente të vogla për veten

  • Shëtitje e shkurtë

  • Frymëmarrje e thellë

  • Shkrim i disa mendimeve në një fletore

👉 Self-care nuk është luks, është balancë.

Self-care nuk është diçka që bëhet një herë në muaj. Është zgjedhje e vogël që e bën çdo ditë – për me u ndje ma mirë, ma e qetë dhe ma në harmoni me veten.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Femina360
Address: Rruga: “Enver Miftari” Gjilan, Kosovë
REDAKSIA: +38348280250; Email:  info@glissando-marketing.com