Ushqyerja & Bukuria nga brenda

Revista Femina360   January 15, 2026

 

Bukuria fillon në pjatë

Nuk ka krem që e rregullon lëkurën nëse trupi nuk po ushqehet si duhet. Ushqimi ndikon direkt në akne, thatësi të lëkurës, rënie të flokëve dhe mungesë energjie.

Për lëkurë të pastër dhe me glow

Nëse ke lëkurë të lodhur, pa shkëlqim ose me puçrra, këto ushqime ndihmojnë:

  • Perime dhe fruta me ngjyrë (karrotë, portokall, spinaq) – ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës

  • Vitamina C (limon, kivi, dredhëza) – e bën lëkurën më të ndritshme

  • Ujë – mungesa e ujit e bën lëkurën të thatë dhe pa jetë

Për flokë më të fortë dhe më pak rënie

Rënia e flokëve shpesh lidhet me mungesë ushqyesish:

  • Proteina (vezë, kos, mish i bardhë) – flokët janë proteinë

  • Hekur (spinaq, thjerrëza) – ndihmon rritjen e flokëve

  • Arrat & farat – japin shkëlqim dhe forcë

Yndyrnat që të bëjnë më të bukur

Jo çdo yndyrë është e keqe:

  • Avokado, vaj ulliri, peshk – ndihmojnë lëkurën me qenë më elastike

  • Parandalojnë tharjen dhe rrudhat e hershme

Çfarë me e kufizu

Disa ushqime ndikojnë keq në pamje:

 

  • Sheqeri i tepërt → akne dhe plakje më e shpejtë

  • Ushqimet shumë të përpunuara → lëkurë pa jetë

  • Pijet e gazuara → dehidrim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Femina360
Address: Rruga: “Enver Miftari” Gjilan, Kosovë
REDAKSIA: +38348280250; Email:  info@glissando-marketing.com